
Vllaznia është skuadra më në formë e Kategorisë Superiore. Shkodranët në 3 ndeshjet e para kanë marrë 3 fitore dhe kryesojnë kampionatin me piktë të plota. Pak ditë më parë Vllaznia fitoi 3-2 ndaj Tiranës në minutat e fundit dhe kjo rritur edhe më shumë entuziazmin në kampin shkodran. i ftuar në emisionin "Pressing", trajneri I Vllaznisë, Thomas Brdariç u shpreh:
"Po, sigurisht. Po e shijojmë këtë moment. E meritojmë, po e shijojmë, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort. Jemi shumë larg ndeshjes së fundit, jemi në fillim të kampionatit.
Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë pas 6 muajsh. Për momentin jemi në krye, e meritojmë, por të mërkurën kemi ndeshjen e radhës dhe duhet të vazhdojmë të përmirësohemi.
Tirana? Ata janë pak konfuzë, për shkak të ndryshimit të trajnerit. Pashë një tjetër fytyrë të tyre, nuk ishin shumë të përgatitur si më parë.
Fitore me fat? Arbitri e nis ndeshjen dhe e mbyll atë. Ne jemi një ekip që na pëlqen të sulmojmë dhe nuk u dorëzuam deri në fund. E shfrytëzuam momentin, por nuk mund ta quaj fat", deklaron Brdaric.