Tirana ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore para nisjes drejt Bosnjës. Bardheblutë kanë zbritur në kompleksin “Skënder Halili” duke marrë udhëzimet e fundit para ndeshjes kundër Zrinjskit, e vlefshme për turin e dytë të Conference League.
Aktualisht bardheblutë janë në udhëtim drejt Bosnjes, atje ku do të përballen me ekipin në fjalë. Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të boshnjakëve, ndërsa në të kthimit priten surpriza nga kampionët e Shqipërisë.
Skuadra kryeqytetase do të vijojë përgatitjet në tokën boshnjake deri të enjten, ditë në të cilën do të përballen me ekipin e Zrinjskit. Sfida është programuar të zhvillohet në orën 21:00.
