
Tre vite më parë, Tirana fitonte derbin e fundit me Partizanin pas një goli të brazilianit Gilberto. Prej atij momenti, bardheblutë kanë harruar të gëzojnë përballë të kuqve. Tre sezone më parë, Tirana rrezikonte rënien në një kategori më poshtë dhe pas fitores në derbi, gjërat do të merrnin një kthesë të jashtëzakonshme e në fund 24-herë kampionët do të mbijetonin mes më të mirave.
Të premten Tirana rikthehet të luaj sërish kundër të kuqve. Në këtë sezon ka barazuar dy herë më rivalët e përjetshëm dhe është mundur në vetëm një takim. Në sfidën numër katër, Tirana vjen me pozita tepër të vështira dhe luan mbijetesën përballë Partizanit që kërkon me çdo kusht tre pikët për titullin kampion.
Fitorja e fundit e Tiranës përballë Partizanit
https://www.youtube.com/watch?v=-_WNSzDwO9g