Tirana ka bërë goditjen e parë në merkato. Sipas asaj që raporton "Supersport", bardheblutë kanë siguruar shërbimet e Lancinet Sidibe duke mposhtur kështu konkurrencën e Skënderbeut dhe Teutës. Sezonin e kaluar 23-vjeçari ishte pjesën e Teutës ku luajti në 33 ndeshje duke shënuar një gol.
Këtë sezon, mesfushori u aktivizua në vendlindjen e tij dhe tashmë është rikthyer në Shqipëri pasi Besëlidhja zotëron kartonin e tij. Nga Tirana nuk ka ende një konfirmim zyrtar lidhur me firmën e Sidibe, por pritet të zbulohet në orët në vazhdim.

Poll