
Mbrojtësi i Vllaznisë, Renato Malota, pas fitores 1-2 ndaj Kukësit është shprehur për Supersport se skuadra po mbrohet e gjithë bashkë dhe po bën shumë mirë, por ata duhet të jenë me këmbë në tokë.
"Të vish nga Kategoria e Parë në atë Superiore është e vështirë, por ne po japim maksimumin, që të qendrojmë sa më parë qendrimin në Superiore, sepse kjo është shumë e rëndësishme për momentin. Përballë kishim ekipin pretendent për titull, dhe mendoj që sot e treguam se mbrohemi të gjithë bashkë. Jemi me këmbë në tokë. Po bëjmë një punë të mirë. Financat? Mendoj se është çështje ditësh. Vonesa ka, por shumë shpejt do zgjidhet edhe kjo gjë.
Të jem i sinqertë, duhet të jemi me këmbë në tokë. Duhet të sigurojmë sa më shpejtë qendrimin në Superiore. Duhet t'i marrim ndeshjet me radhë. Kjo është shumë e rëndësishme në këto momente. Me Tiranën ishte një humbje e padrejtë, por të na kishin dhënë atë penallti ndaj Tiranës, tashmë do flisnim ndryshe.
Ndeshja me Partizanin? Në aspektin personal do jetë një ndeshje e veçantë, por edhe me Shkodrën. Më mirë do ia lëmë asaj ditë ta shohim se ç'do japim ne në fushën e lojës".