Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

TIRANA "burgoset" në kryeqytet, BARDHEBLUTË pranë konfirmimit të dy "testeve" të tjera

Shkruar nga NEWSPORT
TIRANA "burgoset" në kryeqytet, BARDHEBLUTË pranë

Tirana ka përcaktuar planet për fazën përgatitore për pjesën e dytë të sezonit 2018/2019. Bardheblutë kanë vendosur që këtë herë të mos largohen nga kryeqyteti dhe zhvendosen në një prej hoteleve të Tiranës. Ndërsa stërvitja dhe përgatitjet e plota do të kryhen në kompleksin stërvitor "Skënder Halili".

"RTSH Sport" raporton se Tirana po mendon të zgjedhë dhe dy kundërshtarë të tjerë pas Skënderbeut për të kryer "nxehmjen" para nisjes zyrtare të kampionatit dhe gjasat janë që rivalë të jenë dy ekipe të Kategorisë së Parë.

Për sa i përket merkatos, deri tani nuk ka emra konkretë të futbollistëve që mund të afrohen në këtë gjysmë të dytë të sezonit te 24-herë kampionët.

Tirana do të përballet me Kamzën në "Selman Stërmasi" duke shpresuar të nisë me këmbën e mbarë 2019.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga