Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tirana “blindon” një nga talentët e skuadrës, e konfirmon mesfushori: Kam firmosur kontratë të re, qendroj këtu edhe sezonin tjetër

Shkruar nga NEWSPORT
Tirana “blindon” një nga talentët e skuadrës, e

Jurgen Çelhaka është një nga lojtarët e talentuar te Tirana këtë sezon. Mesfushori është kthyer në një pikë kyçe në mesfushë dhe për skemat e Egbo. Duke parë që shumë lojtarë u mbaron kontrata në fund të sezonit, drejtuesit e klubit kanë nisur nga puna për të “blinduar” talentin Çelhaka.

Së fundmi në media është folur se Doka ka firmosur në Kroaci dhe Tirana nuk dëshiron të humbasi të tjerë lojtarë të rinj. Në një intervistë për “RTSH Sport”, Jurgen Çelhaka ka zbuluar edhe të ardhmen e tij.

“Ndihemi shumë mirë në momentin që u bashkuam të gjithë lojtarët bashkë. Unë e ndjej veten shumë mirë fizikisht e shpresoj të jenë mirë edhe çunat që të vazhdojmë kampionatin. Kam firmosur kontratë të re me Tiranën dhe do të qendroj këtu edhe sezonin tjetër. Kam një marrëdhënie të mirë me Grentin e kemi vendosur të qendrojmë te Tirana”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga