
Federata Shqiptare e Futbollit ka anketuar tifozët për golin më të bukur të shënuar në dy fazat e para të kampionatit. Dy javë pasi u hap ky sondazh, tifozët kanë dhënë verdiktin e tyre nëpërmjet votës elektronike. Goli i shënuar nga Donjet Shkodra përballë Luftëtarit në ndeshjen e fituar 5-0 është zgjedhur si goli më i bukur me 164 vota. Vëndin e dytë e ka zënë goli i Donald Rrapos përballë Kukësit në barazimin 2-2 ndërsa në vëndin e tretë është renditur Idriz Batha me golin e barazimit në Shkodër. 88 vota për atë realizim spektakolar të mesfushorit të Partizanit.
Ja edhe tabela finale e fituesve për golin më të bukur të 2 fazave të para
- DONJET SHKODRA (Flamurtari) 164 VOTA
(Goli i pare kunder Luftetarit ne Vlore me rez 5:0)
2. DONALD RRAPO (Luftetari) 109 VOTA
(Goli I barazimit me Kukesin ne Gjirokaster me rez 2:2)
3. IDRIZ BATHA (Partizani) 88 VOTA
(Goli i barazimit ne Shkoder me rezultatin 1:1)