Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tifozët e TIRANËS i quajtën spiunë, ultrasit e Partizanit i përgjigjen: Humbës të përjetshëm, iu djegin fort plagët

Shkruar nga NEWSPORT
Tifozët e TIRANËS i quajtën spiunë, ultrasit e Partizanit i

Tifozët e Partizanit i janë kundërpërgjigjur atyre të Tiranës, që ditën e djeshme publikuan një këngë duke i quajtur spiunë ultrasit e kuq. Përmes një postimi në kanalin zyrtar, mbështetësit e kuq ironizojnë bardheblutë duke i cilësuar si humbës të përjetshëm.

Madje nuk përmbahen aspak, por i konsiderojnë si tifozë që nuk munden të mbështetin ekipin e tyre. Në kanalin zyrtar të Ultras-Guerrils shkruhej:

"Prej hapave te pare e deri tani cdo gje ka buruar nga zemra, pasioni dhe dashuria per kete klub. Kemi ndertuar nje organizim qe ne pak vite eshte kthyer ne nje fuqi tifozerike e cila eshte motorri i Partizanit. Kjo fuqi sa vjen e shtohet, rigjenerohet me rini e pasion te vazhdueshem. Ka lindur nga sakrifica dhe vazhdon me koken lart ne rrugen e lavdise. Lavdia e Partizanit eshte lavdia jone !

Nevoja per protagonizem eshte shenje e forte kompleksi, deshira per te sulmuar tregon qe plaget e humbjeve jane te hapura dhe djegin fort, endrra e semure per fitore ju ben humbes te perjetshem, perrrallat me komunista dhe demokrate jane thjeshte tentative masturbimi qe shperfaq impotencen tifozerike. "Shfaqjet e huaja" keni filluar ti beni ne kohen e gabuar..."

Kujtojmë që sot Partizani luan në orën 17:00 kundër Teutës, ndeshje kjo që do të luhet pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit nga Disiplina.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga