Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Tifozët e Partizanit janë më të mirët”, ish-lojtari i kuq nuk heq dorë nga futbolli: Do të kthehem sërish, Besa nuk e meriton këtë gjendje

Shkruar nga NEWSPORT
“Tifozët e Partizanit janë më të mirët”,

Përparim Daiu është një nga ish-lojtarët e Partizanit dhe Besës së Kavajës. Aktualisht ai nuk merret me futboll, por drejtorin spitalin e Kavajës edhe pse nuk ka hequr dorë përfundimisht. Në një lidhje me “Fan Zone”, Daiu u shpreh:

Juve jeni drejtor spitali tashmë. Si po e përjetoni këtë situatën e koronavirusit?

Kjo është një situatë që nuk është përjetuar më parë, por më bën krenar që në spital jemi në krye të detyrës për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve.

Çfarë po ndodh me skuadrën e qytetit tuaj, Besën e Kavajës?

Në futboll Kavaja nuk është e qetë dhe Besa që i ka dhënë ton kampionatit shqiptar, nuk është atje ku duhej të ishte dhe qarkullon në ujëra të turbullta. Rezultatet e fundit dhe një stadium që ka qenë një nga më të mirët, ka degraduar në një gjendje shumë të keqe.

E mendoni një rikthim në futboll?

Patjetër që po, pasi atij sporti i kemi dhënë jetën. Në një moment të dytë mund të rikthehem të merrem sërish me futboll.

Si e kujtoni periudhën e kaluar te Partizani?

Ky klub është pjesë e zemrës dhe e jetës. Ishte familja e madhe, me drejtues që nuk i gjeje në ekipe të tjera. Në çdo vend të Shqipërisë ka tifozë të Partizanit që na përshëndesin. Kam kujtime shumë të mëdha, gjë më të bukur nuk ka. Partizani ishte nga të vetmet ekipe që kishte shumë tifozë në stadium. Emocionet ishin të jashtëzakonshme. Kur shënoje golin atmosfera e bukur vazhdonte edhe më pas. Tifozët e Partizanit janë më të mirët që kam pasur në karrierë.

Po te Kombëtarja Shqiptare?

Në atë kohë fatkeqësisht ishim pjesë e tranzicionit. Ka qenë një super ekip. Ka pasur lojtarë shumë të mirë. Një si Sulejman Demollari nuk e gjen dot te Kombëtarja për shkak të krijimtarisë.

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga