Napoli nuk e ka nisur mirë këtë sezon të Serie A, teksa në 5 javët e para të kampionatit ka arritur vetëm 8 pikë. Kampionët e Italisë nuk po e tregojnë forcën e tyre këtë sezon, teksa tifozët kanë shpërthyer në rrjetet sociale.
Përkarahësit e klubit napolitan kanë akuzuar trajnerin Rudi Garcia për këto rezultate negative. Trajneri nuk e ka nisur aq mirë eksperiencën e tij të dytë në Itali, teksa në një intervistë, ai ka folur pikërisht për tifozët që kërkojnë shkarkimin e tij nga pankina e Napolit.
“Nuk mund të dëgjojmë vetëm pakicën që bërtet sepse ka një shumicë që mbështet Napolin, lojtarët dhe trajnerin. Le të shohim ndeshjet e radhës”, u shpreh trajneri i kampionëve në fuqi të Italisë, Rudi Garcia.
Ndeshjen e radhës skuadra e Napolit do të presë Udinesen në shtëpi. Një sfidë mjaft e rëndësishme edhe për trajnerin që nuk kërkon të luhasë pozitat e tij në klub.