
Dje, Luftëtari luajti kundër Kukësit në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Ky takim përfundoi me shifrat 2-2, në një ndeshje mjaft të kontestuar nga ana e tifozërisë gjirokastrite. Në minutën e 34-të gjyqtari i ndeshjes akordoi 1 penallti të dyshimtë në favor të kuksianëve. Kaq ka mjaftuar dhe mbështetësit e Luftëtarit kanë shpërthyer kundër arbitrit. Madje në një moment nisën të gjithë duke brohoritur për Partizanin, për të provokuar presidentin Gjici.
"Partizani kampion!", brohorisnin në kor tifozët gjatë gjithë kohës, ndërkohë që presidenti i verilindorëve ishte i tensionuar.
Poll