
FSHF-ja arriti dy vjet më parë një marrëveshje me Federatën e Maltës në fushën gjykimit. Marrëveshja e nënshkruar nga të dyja palët lidhet më shkmëbimin e arbitrave në ndeshje të ndryshme të kompeticioneve. Gjithashtu, kjo marëveshje përfshin edhe prezencën e vëzhguesve të të dy palëve në ndeshjet e kategorive të mësipërme, shoqëruar kjo edhe më kurset e ndryshme të trainimit. Disa prej tyre kanë qenë prezent duke arbitruar disa ndeshje të ndryshme në kampionatin shqiptar, e fundit ishte sfida mes Laçit dhe Vllaznisë ku Gjyqtarë ishin Philip Farrugia, Paul Apap, Ivan Galea, Darryl Aglis.
Po përse Federata shqiptare e futbolli nuk bën një marrëveshje me gjyqtarët e Kosovës? Duke parë pozicionin gjeografik do të ishte më e thjesht ëqë disa prej arbitrave që mbajnë stemën e FIFA-s në Kosovë mund të arbitrojnë fare mirë edhe në kampionatet shqiptar. Distanca Tiranë - Prishtinë, është vetëm 250 kilometra. Kostoja për ardhjen e tyre në Shqipëri është shumë herë më e vogël se e gjyqtarëve maltezë. Pse nuk e merr një nismë të tillë FSHF-ja? Duket si absurditet të thërrasësh "fqinjin" për ndihmë, kur ke brenda shtëpisë tënde "vëllain"... /Newsport.al/