
Teuta u mund këtë javë ndaj Tiranës në transfertë me rezultatin 2-1. Një ndeshje që shkaktojë polemika më pas për deklaratën që klubi durrsak bërë për sulmuesin Ngoo. Teuta këtë vit festoon 100-vjetorin e themelimit dhe dëshira e madhe mbetet titulli kampion. Në një prononcim për "Report TV", ka folur drejtori i përgjithshëm, Artan Shyti. Në prononcimin e tij ai foli deklaratën ndaj sulmuesit bardheblu si dhe për ligjin e sportit e titullin kampion.
"Teuta e kërkon por nuk e kërkon dëshpërimisht kam thënë diku dhe i qëndroj kësaj. Ne patjetër që luftojmë. Në sport garon për të fituar, nëse ti fiton çdo ndeshje atëherë mund t'ia dalësh se do të thotë se dikë e ke mundur."
Deklarata ndaj Ngoo? "Me aq sa e njoh kontekstin e shprehjes, të thuash me ngjyrë nuk është rraciste. Nuk kishte të bënte me lojtarin, nuk kishte të bënte me fyerjen ndaj tij. Ndoshta ai lojtar kështu është mësuar të luaj, ndoshta i duket normale, por është dikush tjetër që e vendos nëse është normale apo jo, që është arbitri."
Gabimet e arbitrave? "Problemi është që po gabojnë shumë. Arbitrojnë më të mirët, gabojnë dhe dënohen. Tani këta që ngelin janë më të dobtit, por këta janë më të predispozuar për të gabuar."
Projektligji për sportin? "Fjala shpëtim është shumë e madhe. Ligji për sportin është një ndihmë e madhe, është kontribut që i jepet sportit për t'u integruar sa më mirë në marrëdhënie me biznesin. Nëse krijojmë një hapësirë që biznesi është i intersuar për të investuar dhe kjo paketë nëse kalon ashtu siç ne na është premtuar, nëse kalon ashtu siç ne kemi dëgjuar, padyshim që është një ndihmë shumë e madhe."