Skuadra e Durrësit, vazhdon përgatitjet në kuadër të kupave të Europës. Djemtë e detit, janë grumbulluar në Austri, ku po zhvillojnë një fazë përgatitore nën urdhrat e trajneri Ahmataj. Duhet theksuar që Ahmataj është ndihmës-trajner, por duke qenë se Teuta është akoma pa trajner, timonin e skuadrës e ka marrë Dalipi. Lojtarët duken tejet të motivuar në përgatitjet e tyre, ndoshta për të bërë një paraqitje dinjitoze në kupat e Europës. Skuadra bregdetare është e fokusuar edhe në merkaton verore, krahas fazës përgatitore, por për momentin nuk fliten emra konkretë.
[gallery columns="1" size="full" ids="5666,5667,5669"]
Galeria fotografike ()
Poll