
Teuta ka mbyllur paraditen e sotme përgatitjet për ndeshjen e parë të vitit 2022. Kampionët në fuqi të Superligës do të luajnë nesër ndaj Kastriotit në stadiumin e Kamzës dhe takimi do të nisë në orën 13:45.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, Teuta bën me dije nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi zhvilloi paradite një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi dha direktivat e fundit, ndërsa për nesër do të kenë një mungesë të sigurt. Mbrojtësi i majtë, Jackson Ferreira i cili vazhdon të jetë i dëmtuar dhe nuk është rikuperuar përballjen kundër Kastriotit.
Postimi i Teutës:
Teuta ka mbyllur pak çaste më parë përgatitjet për ndeshjen ndaj Kastriotit, e cila do të zhvillohet të dielën në “Kamza Stadium”. Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini ekipi zhvilloi paradite një seancë të karakterit tekniko-taktik ku stafi dha direktivat e fundit. Jackson Ferreira do të jetë mungesa e vetme për ndeshjen javës së 16-të të kampionatit.