
Miqësore/ Teuta - Laçi 1-0
Shënues: Musta 90'
Teuta ka zhvilluar një ndeshje miqësore ditën e sotme në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Skuadra e Gentian Begejës ka arritur të bindë teksa ka arritur të mundë në limite ekipin e Laçit të drejtuar nga Marcelo Troisi. Ka qenë pikërisht Musta në minutën e 90 që ka përshëndetur rrjetën e mbrojtur nga portieri mik.
Teksa kanë mbetur edhe pak ditë nga starti i sezonit të ri, ekipet e Superiores po përgatiten intensivisht.
Poll