Teuta nuk arriti të përfitonte nga humbja e Kukësit ditën e sotme për ta barazuar në renditje verilindorët. Një barazim 0-0 që duket se nuk ka kënaqur shumë durrsakët që kishin një mundësi të ”artë” ndaj Kamzës për t’u renditur në vendin e dytë në klasifikim. Në prononcimin “Gol pas Goli” trajneri Shkëmbi është shprehur se Teuta nuk e priste këtë rezultat, por futbolli është i paparishikushëm.
” Futbolli është i paparishikushëm, nuk e prisnin këtë rezultat, por i dhashë mbështetje skuadrës në dhomat e zhveshjes. Pashë që një kundërshtar të rreshtuar mirë që kishte ardhur për barazimin dhe ia doli. Në fushë duhet të punosh për të shënuar gol. Sot bëm një ndeshje të mirë, por na mungojë goli, duhet të punojmë më shumë që të arrijmë këtë qëllim. Jam i kënaqur nga paraqitja e skuadrës në ndeshjen e sotme. Nuk ndikoj ndryshimi i skemës, mendoj që bëmë një ndeshje më mirë se në të dy ndeshjet e parë, e vetmja që mungojë ishte shfrytëzimi i rasteve të krijuara.
Objektivat? E kam thënë që objektivi jonë është të sigurojmë sa më shpejt Europën dhe jemi brenda objkektivit. Ishte një barazim i hidhur, por më shumë vlejnë ndeshjet e radhës se sa ajo që iku. Të gjithë kanë dëshirë të fitojnë titullin, por objektivi jonë kryesorë është të sigurojmë sa më shpejt Europën.
Jam i bindur se Bushiç dhe Latif do të jenë gatshëm javën tjetër edhe pse nuk janë ende në formën e tyre më të mirë. Si ndeshja e sotme lojtarë si Latif dhe Bushiç do të na kishin ndihmuar shumë. Sot ishte dhe meritë e kundërshtarit që ne barazuam pasi të gjithë luajnë dhe stërviten për të marr rezultate pozitive” u shpreh trajneri Shkëmbi.