Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Teuta gati për në Champions League, kapiteni Arapi: Kallaku na shton cilësinë, do e përballojmë ndeshjen

Shkruar nga NEWSPORT
Teuta gati për në Champions League, kapiteni Arapi: Kallaku na shton

Teuta luan nesër në 19:00 me Sheriff Tiraspol, për turin e parë të Uefa Champions League. Në "Niko Dovana", durrsakët do kërkojnë një rezultat pozitiv, për të shpresuar në kualifikimin në sfidën e kthimit. Përpara ndeshjes, kapiteni i Djemve të Detit, Renato Arapi ka treguar se me ardhjen e Kallakut cilësia në skuadër rritet.

"Mendoj se kemi pasur kohën e mjaftueshme për ta përgatitur ndeshjen, gjithashtu edhe për ta analizuar kundërshtarin. Edhe gjendja fizike është e mirë, kështu që besoj se jemi gati për ta përballuar këtë ndeshje.

E njohim mjaftueshëm rivalin. Sigurisht është një ekip që cilësi, sidomos në repartin e sulmit. Kanë edhe ata pikat e dobëta dhe do mundohemi t'i shfrytëzojmë në maksimum.  E kemi përgatitur ndeshjen siç duhet, por ka detaje që nuk mund t'i themi këtu.

Jemi gati. Në ekipin tonë kemi lojtarë me eksperiencë dhe me cilësi. Edhe me ardhjen e Kallakut tani, pjesa përpara, katër lojtarët e sulmit, janë shumë cilësorë dhe mund të krijojnë diçka nga momenti në moment. Kjo na jep akoma më shumë besim", tha Arapi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga