Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Tërmetet në Shqipëri, solidaritet dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s

Shkruar nga NEWSPORT

Mëngjesin sotëm një tërmet i fuqishëm goditi Shqipërinë me magnitude 6.4. Lëkundjet e forta u ndjen në të gjithë vendin, ndërsa zona më e prekur është në qytetin e Durrësit aty ku raportohen edhe viktima. Të shumtë janë njerëzit që janë solidarizuar me këtë fatkeqësi që tronditi vendin tonë, ndërsa solidarizim dhe të gatshëm për të ndihmuar popullin shqiptar kanë ardhur edhe nga Presidenti I UEFA-s, Ceferin, presidenti I Federatës italiane Gravina si dhe mesazhe nga trajnerët De Biasi, Reja e Panuçi. Një gjë të tillë e ka bërë të ditur presidenti I FSHF-së, Armand Duka.

Postimi Armand Dukës:

Miqtë e FSHF dhe Shqipërisë solidarizohen me ne, në këtë ditë të vështirë! Mora telefonata, mesazhe dhe propozime për ndihmë konkrete nga Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, Zv/Presidenti Sandor Csanyi, Presidenti i Federatës Italiane Gabriele Gravina, trajnerët De Biasi, Panuçi, Reja e shumë miq të tjerë. Mirënjohje!

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga