Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Telushi kërkohej para 4 viteve në Qipro, lëmsh mediatik për "ushtarin" e PARTIZANIT

Shkruar nga NEWSPORT

Me rritjen e temperaturave janë rritur dhe fantazitë mediatike mbi kalimin e sportistëve të veçantë në kampionate të huaja. Së fundmi, Bruno Telushi dhe Alban Hoxha nuk kanë rinovuar me Partizanin, lajm që e kanë konfirmuar të dy kampionët e kuq. Në mediet sportive në vend, së fundmi po qarkullon një lajm se klubi i njohur qipriot Anorthothis ka bërë ofertë për vlonjatin e mesfushës së Partizanit. (Linku referues).

Lajmi është i 24 majit 2016, i botuar në një prej medieve të vendit ishullor. Dukëshmë në të thuhet se në atë kohë lojtari ka pasur një ofertë nga gjiganti qipriot, ndërsa asesi nuk është një lajm i freskët që i referohet së sotmes. Këto lajme të pabaza dhe paverifikuara, aq më keq kur dikujt i mbetet ora 4 vite përpara, mbase mund të sjellin përçarje mes fansave të kuq dhe personazhit në fjalë.

Lajmi i sotëm i të përdithsmes Panorama Sport
Lajmi mbi ofertën për Telushin në web-in qipriot më 24 maj 2016
Lajm i botuar nga Super Sport
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga