Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Telashe te Laçi, lojtari titullar mungon në kampionat

Shkruar nga NEWSPORT
Telashe te Laçi, lojtari titullar mungon në kampionat

Laçi luan të diel me Bylis në shtëpi. Sfida e orës 16:00 vlen për javën e 28 të Superligës, ndërsa te kurbinasit për këtë ndeshje do të mungojë Regi Lushkja. Mesfushori me tipare sulmuese ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, duke qenë mungesë e sigurt për sfidën me ballshiotët.

Pas eleminimit nga Kupa e Shqipërisë, Laçi do kërkojë me ngulm që të mbajë hapin e ekipeve të para në kampionat, duke siguruar zonën europiane. Lajmet e fundit flasin për largimin e Selmanit dhe Rapos nga Laçi, ndërsa mungesë e sigurt do jetë edhe Obanor që u ndëshkua nga Disiplina pas ndodhive në Shkodër.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga