Victor da Silva është ende pa skuadër. Sulmuesi 28 vjeçar prej dy sezonesh ishte pjesë e Vllaznisë, teksa fitoi dy Kupa Shqipërie me shkodranët. Tanimë e ardhmja e brazilianit është në udhëkryq, kryesisht prej tekave të tij.
Disa herë te Vllaznia sulmuesi ka qenë kokëfortë ndaj rregullave të klubit, duke qenë në prag konflikti me drejtuesit. Edhe pse cilësitë e tij janë të padiskutueshme në fushë, karakteri i ka prishur punë sulmuesit.
Partizani prej më shumë se një muaji ishte në kontakte me lojtarin, që duket se nuk do jetë pjesë e të kuqve. Emri i tij u lidh edhe me një kalim te Tirana, ndërsa janë tekat ato që e kanë mbajtur larg nga kryeqyteti.