
Ai ka thënë: "Kemi thuajse 10 ditë që kemi filluar, por faza bën që të kemi karburantin e duhur gjatë pjesës së mbetur të kampionatit. E rëndësishme është që nuk kemi pasur dëmtime dhe po e përballojmë me sukses ngarkesën që na ka bërë stafi.
Forma e ekipit? Ekipi ka shumë lojtarë në përbërje, jemi pothuajse 22 lojtarë të gjithë të barabarte, jemi të gjithë lojtarë që luftojnë për të qenë titullarë, kështu që edhe konkurrenca është e fortë edhe për çdo lojtar e që stërvitjet të jenë në 100% për çdo individ.
Jemi të kënaqur nga ndeshjet deri diku, se mund të kishim bërë diçka më mirë, por jemi në periudhën e ngarkesave pak më të larta dhe këmbët janë të rënduara. E rëndësishme është të jemi gati për datën 26 e vazhdojmë të qetë rrugën. Kemi bërë dy fazat e para, të jemi në të njëjtën rrugë në vijim.
Faza e dytë? Do të donim të ishte Teuta e fazës së dytë, me këto rezultate pozitive. Por sigurisht edhe kundërshtarët na shohin me një sy tjetër dhe do të jetë shumë më e vështirë se kushdo që do të luajë kundër Teutës, do të jenë të karikuar 120%. Ndaj mbetet për të bërë ende shumë punë dhe duhen marrë ndeshjet një nga një.
Titulli? Oreksi vjen duke ngrënë kështu që do të ishte diçka shumë e bukur. Momentalisht jemi brenda objektivit që ka vënë klubi, por pse të mos shohim më lart! Jemi 4 pikë larg vendit të parë. 4 pikë janë shumë pak deri në mbyllje të kampionatit dhe besoj se jo vetëm në Kupat e Europës, por duhet të shohim edhe më lart."