
Ndriçim Shtubina u largua nga Vllaznia në verë, për t'iu bashkuar Egnatias. 33 vjeçari ka folur për "E hëna sportive" në RTSH, ku një temë e rëndësishme është edhe ajo e ekipit shkodran. Sa i përket penalltisë së dhënë sot ndaj Kukësit, ai thotë që ishte por nuk është dakord me ankesat e shpeshta ndaj arbitrave.
"Dua të ndalem pak te penalltia, ishte, por kam parë që drejtuesit e Vllaznisë ankohen shumë këtë sezon. Gjyqtarët nuk u kanë bërë asgjë, përkundrazi në periudhën tonë ka pasur më shumë gabime të gjyqtarëve.Këtë vit Vllaznia është gjykuar shumë drejt, drejtuesit të mos justifikohen me arbitrat, pasi edhe e kanë ndihmuar, ndryshe nga ne në atë periudhë që na kanë dëmtuar" - tha ai.
Poll