Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Të gjithë së bashku”, kapiteni i Skënderbeut “kërcënon” Partizanin: Të tregojmë fuqinë sot!

Shkruar nga NEWSPORT

Skënderbeu do të luajë sot në transfertë ndaj Partizanit. Ndeshja e javës së 11-të mes dy ekipeve do të zhvillohet në “Air Albania” dhe do të nisë në orën 16:45.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kapiteni i skuadrës korçare, Vangjel Zguro ka “kërcënuar” Partizanin. Mbrojtësi i majtë ka karikuar ekipin që sot të gjithë bashkë duhet të tregojnë të gjithë fuqinë dhe të marrin një rezultat pozitiv ndaj Partizanit.

Korçarët arritën të merrnin një pikë ndaj Tiranës kryesuese në shtëpi dhe sot do të tentojnë të marrin sërish pikë edhe pse përballë do të kenë një skuadër të fortë si Partizani.

“Le të tregojmë fuqinë sot të gjithë së bashku”, shkruan Zguro në postimin e tij.

Postimi i Vangjel Zguros.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga