Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për rikthimin e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Te Dinamo nuk ka pushime! Vanoli niset drejt Italisë, ka dilema për

Te skuadra e Dinamos, nuk do të ketë pushime pas përfundimit të sezonit. Klubi kryeqytetas do të vijojë stërvitjet deri më datë 15 qershor, datë kjo ku pritet të mësohet edhe e ardhmja e lojtarëve e stafit teknik, se kush do të qëndrojë e kush jo për sezonin e ri.

Dinamo nuk arriti të mbijetojë në Kategorinë Superiore dhe u rikthye në Kategorinë e Parë, pas vetëm një sezoni në elitën e futbollit shqiptar.

Sa i takon trajnerit Vanoli, ky i fundit do të rikthehet në Itali, për të vizituar familjen e tij dhe është ende një mister nëse ai do të rikthehet sërish në Tiranë apo jo. Vetë Rodolfo Vanoli u shpreh para pak ditësh se është i fokusuar të vazhdojë punën te Dinamo dhe ta rikthejë klubin në elitë, por deri më tani, gjithçka është në pikëpyetje…

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga