Erald Kolgega nuk është më pjesë e Dinamos. Lajmi është bërë publik nga klubi i kryeqytetit, me anë të një postimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook.
18 herë kampionët e vendit i urojnë mesfushorit më të mirat në karrierën e tij të ardhshme futbollistike. Ndërprerja e kontratës duket se është kërkuar nga vetë lojtari, i cili dëshiron një avnturë të re në të ardhmen e tij.
Kujtojmë, që sot, po ashtu nga Dinamo është larguar edhe ish-kapiteni Arjan Sheta, i cili është transferuar tek Besëlidhja e Lezhës.
Postimi i klubit të Dinamos:
Erald Kolgega nuk do të jetë pjesë e Dinamos në sezonin e ri.
Mesfushori fierak vendosi ndërprerjen e bashkëpunimit me klubin Blu dhe vazhdimin e karrierës në Gjermani.
FK Dinamo e falenderon Kolgegën për kontributin e tij në ekip dhe i uron suksese në karrierë!
