Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Talenti shkodran kërkon mbështetje: Ja pse jemi më të qetë se Tirana

Shkruar nga NEWSPORT
Talenti shkodran kërkon mbështetje: Ja pse jemi më të

Rubin Hebaj ka dhënë një prononcim për Telesport. Talenti i skuadrës shkodrane është shprehur:

“Askush nuk do të donte që të mbërrinte deri në javën e fundit beteja për të qëndruar në kategori. Ky është një realitet tashmë, kështu që s’kemi çfarë të bëjmë, përveçse të mbledhim forcat dhe të shpëtojmë Vllazninë në Superiore. Fatmirësisht, luajmë në fushën tonë, do të kemi mbështetjen e tifozëve shkodranë. Kemi në favor dy rezultate, barazimin dhe fitoren, ndaj jemi paksa më të qetë se Tirana.

Shpresoj të marrim një fitore. Presioni është te Tirana, por edhe ne kemi mbi shpatulla një barrë të rëndë, të evitojmë diçka negative për klubin tonë, siç është zbritja nga kategoria. Tani nuk është momenti të analizojmë atë që ka kaluar, gabimet që kemi bërë, por të përqendrohemi maksimalisht te “finalja” e sezonit. E tillë është për ne ndeshja e javës së fundit të kampionatit me Tiranën”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga