Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Takim kokë më kokë me trajnerin CUNGU, REXHINALDO sërish "çështje" te Kukësi

Shkruar nga NEWSPORT
Takim kokë më kokë me trajnerin CUNGU, REXHINALDO sërish

Rexhinaldo Faite vijon të jetë emri më i lakuar në këtë merkato dimri. Sulmuesi nga Mozambiku ka deklaruar se nuk do të ulet kurrsesi në stol duke nxitur në këtë mënyrë mjaft polemika. Sot, verilindorët kanë zhvilluar seancën e radhës stërvitore.

Burime të sigurta bëjnë me dije për neësport.al që pas seancës, Rexhinaldo ka pasur një takim me trajnerin Armando Cungu. Ai i ka kërkuar këtij të fundit që ta ketë të sigurtë vendin e titullarit, kërkesë kjo që ka lënë shije të hidhur te tekniku shkodran.

Megjithëse po kalon një formë të mirë, një futbollist profesionist kurrsesi s'mund të dalë kundër vendimeve të trajnerit. Dita-ditës, ai po shndërrohet në çështje në klubin kuksian. Por, e sigurtë është që askush s'ka ndërmend ta largojë nga skuadra. /Newsport.al/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga