Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Sytë te talentet në Europë, FSHF përzgjedh mes qindra të rinjve

Shkruar nga NEWSPORT
Sytë te talentet në Europë, FSHF përzgjedh mes qindra

Federata Shqiptare e Futbollit është duke vepruar me ritëm të lartë sa i përket talenteve të reja që luajnë në Europë. Kështu, sektori përkatës pranë organizmit të futbollit ka kryer këto ditë edhe përzgjedhjet e rastit në disa nga kryeqëndrat e Europës. Në lupën e trajnerëve ishin talentet e reja me origjinë shqiptare, që mund të afrohen në ekipet Kombëtare të moshave. Rreth 280 të rinj janë provuar nga ekspertët e FSHF-së, duke përzgjedhur mes tyre më të talentuarit. Një praktikë e hershme kjo nga ana e Federatës, që shërben për të afruar elementë cilësorë në Kombëtare. FSHF nuk anashkalon as talentet vendas, duke konfirmuar seleksionimet në Shqipëri.

Njoftimi i FSHF-së:

Sektori i ekipeve kombëtare, ka përfunduar seleksionimet jashtë vendit këtë fundjavë, në Gjermani më 14 dhjetor dhe Danimarkë më 15 dhjetor, ku 280 të rinj ishin në lupën e FSHF.

Në përzgjedhjen e zhvilluar në Frankurt të Gjermanisë, morën pjesë 150 futbollistë të datëlindjes 2002-2006. Ditën e djeshme në Kopenhagen janë seleksionuar 130 futbollistë po të njëjtës datëlindje. Me këto 2 shtete, Federata e Futbollit përfundon ciklin e seleksionimeve jashtë vendit për këtë vit.

Talentët e rinj do të jenë në vëmendjen e FSHF, jo vetëm në kryeqendrat evropiane, por edhe në Shqipëri, pasi do të vijojnë këtë javë sërish në vendin tonë. Pjesë e këtij stafi vëzhgues të seleksionimeve kanë qenë të gjithë trajnerët e ekipeve kombëtare.

Tags:

Lajme

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga