
Dinamo është rikthyer ditën e djeshme zyrtarisht në stërvitjen. 18 herë kampionët e Shqipërisë këtë sezon rrezikojnë të bien në Kategorinë e dytë, por me marrjen në pronësi të investitorëve italian synohet qendrimi në të Parën këtë sezon dhe më pas të nisi projekti për rikthimin në Superligë. Në një intervistë për “Top-Channel”, kanë folur administratori I klubit, Ermal Barushi dhe trajneri italian, Fabrizio Cammarata.
“Pas dy muajsh pushim jemi munduar të rifillojmë stërvitjen pas lajmërit të Federatës. Situata te ne është e mirë, por problematikat dihen që është transferimi I lojtarëve nga Tirana në periferi. Problemi i vetëm është rikthimin i disa lojtarëve dhe një pjesë të stafit që janë në Itali”.
Objektivi? “Kemi marrë skuadrën në fund të nëntorit dhe e kemi marrë me një pikë e një gol. Kemi ndryshuar strukturën në janar dhe synimi jonë është të shpëtojmë këtë legjendë nga kategoria. Po shikojmë për të bërë një të shtëpi të Dinamos që të stërvitemi”.
Më tej foli edhe trajneri Fabrizio Camarata:
“Jemi të gjithë të lumtur, pasi kaluam dy muaj të mbyllur. Kur rikthehesh në fushë tregon që po kthehemi në normalitet. Jam I kënaqur me lojtarët pasi kanë punuar me programin që u kemi dhënë. Kam një pjesë të stafit në Itali si dhe disa lojtarë”, u shpreh trajneri I Dinamos.