Kategoria e Parë do të luajë sot 7 ndeshjet e javës së 12-të. Të gjitha ndeshjet do të luhet në orën 13:30, ndërsa nuk mungojnë përballjet interesante. Bylisi kryesues do të ketë një takim të vështirë pasi do të përballet me Tërbunin në Pukë. Vendasit kanë bërë mjaft mirë këtë sezon dhe renditen të 4-të dhe sot do të kërkojnë të ndalin ballshiotët.
Në Fier, Apolonia do të presë Korabin e vendit të 3-të, ndërsa Erzeni do të sfidojë në shtëpi Lushnjen. Shkumbini do të përballet me Pogradecin, Maliqi me Turbinën, Tomori me Besëlidhjen dhe Butrinti do të sfidojë Besën. Ditën e nesërme do të luhet sfida e fundit, Vora-Burreli.
Kategoria e Parë Java e 12-të
Ora 13:30
Maliqi-Turbina
Apolonia-Korabi
Butrinti-Besa
Tomori-Besëlidhja
Shkumbini-Pogradeci
Tërbvuni-Bylis
Erzeni-Lushnja
