
Kategoria Superiore e futbollit do luajë në fundjavë javën e pestë. Skuadrat do zbresin në fushë pas një pushimi më shumë se 10 ditor, kjo diktuar nga pauza dhe ndeshjet e Kombëtares.
Java e pestë sheh elitën e Shqipërisë të rikthehet në Air Albania, me impiantin që ka një fushë të re që do inaugurohet sot në sfidën Shqipëri - Poloni.
Partizani dhe Kukësi do përballen të diel në 16:45 në stadiumin kombëtar, me Demat që kanë gjetur gjuhën e përbashkët me FSHF që ky duel të luhet në kryeqytet. Pas një kohe të gjatë, Air Albania ëhstë gati të presë sërish Superligën shqiptare.
Poll