Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Superkupa e Europës, FSHF-ja nis  plotësimin e dokumenteve

Shkruar nga NEWSPORT
Superkupa e Europës, FSHF-ja nis  plotësimin e dokumenteve

Finalja e Superkupës së Europës 2019 për të inauguruar “Arenën Kombëtare”. Një dëshirë që ka nisur të konkretizohet për të sjellë në vendin tonë një ndeshje të nivelit të lart kontinental. Federata e Futbollit konfirmoi se ka nisur procesin e plotësimit të dokumentacionit të nevojshëm, për kandidaturën e Shqipërisë si vend organizator.

Materiali voluminoz do të përpunohet nga një grup pune i ngritur në FSHF, i cili do të koordinohet nga sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Ilir Shulku. Mes etapave të nevojshme për plotësimin e dokumentacionit janë të domosdoshme edhe çertifikimet e institucioneve shtetërore, duke nisur nga Ministria e Brendëshme, për të vazhduar me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit apo edhe Bashkinë e Tiranës.

Sipas njoftimit zyrtar të federatës, përpilimi i dokumentacionit të nevojshëm pritet të përfundojë në fund të muajit Maj, në mënyrë që kandidatura e Shqipërisë të jetë gati për datën 6 Qershor, kur Komisioni i Verifikimit të UEFA-s do të shqyrtojë plotësimin e të gjitha kritereve të kërkuara, raporto Supersport. Vendimi për qytetin që do të organizojë finalen e Superkupës europiane 2019 do të merret në muajin Shtator.

Përveç “Arenës Kombëtare” në Tiranë, në garë janë edhe Tuluza në Francë, Budapesti në Hungari, Haifa në Izrael, Astana në Kazakistan, Belfasti në Irlandën e Veriut, si edhe Gdansk-u dhe Varshava në Poloni.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga