Dojanto Myftari është një nga gjyqtarët e njohur të Superiores. Prej disa vitesh, 29-vjeçari është pjesë e trupës arbitrare të futbollit shqiptar.
Teksa kampionati ynë ka hyrë në sprintin final për t’i vënë “kapakun” këtij edicioni, Myftari ka zgjedhur të stërvitet intensivisht në palestër. Gjyqtari anësor duket se kërkon të jetë në formë për të qenë gati sa herë e thërret detyra.
