Sot, janë luajtur ndeshjet e javës së 18-të të Kategorisë Superiore për moshat U-17 dhe U-19. Te 17-vjeçarët Kukësi ka arritur të fitojë kundër Vllaznisë, ndërsa në Grupin B, Dinamo është mposhtur nga Skënderbeu. Pogradeci nuk ka arritur t’ia dalë në transfertë teksa ka humbur kundër Peprës.
Ndërkohë te 19-vjeçarët, dinamovitët janë paraqitur më mirë pasi kanë barazuar 2-2 kundër Skënderbeut. Ishte nisur të luhej edhe sfida mes Tomorit dhe Pogradecit, por takimi është ndërprerë. Më poshtë mund të njiheni me rezultatet e gjitha këtyre ndeshjeve.
GRUPI A/ U-17
Kukësi – Vllaznia 1-0
GRUPI B/ U-17
Dinamo – Skënderbeu 0-1
Pepa – Pogradeci 4-3
GRUPI B/ U-19
Dinamo – Skënderbeu 2-2
Tomori – Pogradeci (E ndërprerë)