Kastrioti ka luajtur sot kundër Besëlidhjes, ndeshje që ka përfunduar me rezultatin 2-0 në favor të krutanëve. Një test pozitiv për të besuarit e Emiliano Çelës para fillimit të sezonit të ri që tregon edhe një herë se do të jenë skuadra për t’u mposhtur.
Edon Hasani ka qenë “njeriu gol” që ka shënuar dy herë në portën e lezhianëve. Mesfushori shkodran po kalon një formë të shkëlqyer dhe tashmë duket gati për të dhënë kontributin e tij në edicionin e ri futbollistik. Në pjesën e parë, 30-vjeçari zhbllokoi rezultatin në minutën e 24-të. Kurse në të dytën shënoi golin e dytë duke vulosur shifrat e takimit në minutën e 58-të.