Romuald Ntsisigui është një nga afrimet më të fundit të Tiranës në merkaton e verës. Sulmuesi nga Gaboni ka dalë në stërvitje me bardheblutë dhe ka lënë përshtypje pozitive me formën e tij. Romuald është njëkohësisht edhe pjesë e Kombëtares së Gabonit, ekip me të cilin aktivizohen edhe Pier Emerik Aubamejang i Borusia Dortmund dhe mesfushori i Juventusit, Mario Lemina. Romuald është njëkohësisht edhe një nga lojtarët më të rëndësishëm të kombëtares së vendit të tij, ndërsa fotot e mëposhtme ku ka pozuar me Aubamejang dhe Leminën janë gjatë një grumbullimi me përfaqësuesen e Gabonit.
Romuald Ntsisigui dhe Pier Emerik Aubamejang
Romuald Ntsisigui dhe Mario Lemina
Leave a Reply
You must be logged in to post a comment.