Sot, mësohet se sulmuesi i Flamurtarit, Astrit Fazliu ka bërë një kërkesë pranë klubit vlonjat për tu larguar nga ekipi dhe për të shkuar më pas në Kosovë, ku për 29-vjeçarin kanë ardhur shumë oferta nga ekipet e Superligës së Kosovës.
Por, ai është penguar nga drejtuesit e klubit, të cilët nuk e kanë marrë për bazë kërkesën e tij, ose më saktë i kanë kthyer një përgjigje direkte, duket i thënë, se duhet të paguajë nëse kërkon të lërë skuadrën, në të kundërt, duhet të respektojë kontratën që sulmuesi ka nënshkruar me klubit vlonjat.
Kjo përgjigje, ka lënë pezull çështjen e largimit të Fazliut nga Flamurtari dhe kalimin e tij në një prej ekipeve të Superligës së Kosovës.