Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulmuesi i PARTIZANIT kamuflohet bukur, nuk zbaton urdhrat e klubit bashkë me mbrojtësin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT

Stenio Junior dhe Filip Gligorov kishin zgjedhur paraditen e sotme të ndanin një kafe së bashku. Sulmuesi i kuq së bashku me mbrojtësin e djathtë të Partizanit ishin në një nga lokalet pranë sheshit “Ëilson”.

Edhe pse nga klubi kanë marrë udhëzime të shmangin vendet me shumë njerëz të grumbulluar për shkak të rasteve të shumta me COVID-19, dy lojtarët e kuq duket se nuk pyesin. Megjithatë, braziliani sikurse në fushë që tenton në çdo rast të driblojë, pas kafes ka hedhur një foto ku shfaqet në autobusin e ekipit me maskën e vendosur.

Në këtë rast duket se tregon të tregojë se i ka zbatuar urdhrat e klubit, edhe pse është fakt se ishte në kafe para seancës stërvitore.

Postimi i Junior me maskë pas konsumimit të kafenesë
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga