Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulejman STAROVA "shuplakë" 3 pretendetëve për titull: Nuk kanë asnjë gram më shumë sesa Bylisi e Laçi, Luftëtari dha shembull

Shkruar nga NEWSPORT
Sulejman STAROVA "shuplakë" 3 pretendetëve për titull:

Sulejman Starova ka analizuar rinisjen e kampionatit dhe paraqitjet që kanë bërë pretendentët në javën e 18-të të Superiores. Sipas Starovës tre ekipet Tirana, Kukësi e Partizani nuk kanë diferenca mes Bylisit dhe Laçit edhe pse e kanë shpallur objektivin kampion. Në studion e Pressing, ish trajneri i Laçit u shpreh se rikthimi i kampionatit ishte zhgënjyes.

Kosova me Shqipërinë:

"Jemi me kilometra mbrapa nga ekipi Kombëtar. Kemi distanca dhe puna do të shkojë më keq. Futbolli në Kosovë ka tradita të mëdhaja por e dinë të gjithë ça kanë heq dhe sa vite kanë pa u stërvit", tha në fillim Starova.

Kampionati:

"Kemi Kukësin që kishte rastin më të madh për tu shkëputur dhe tregoi një zhgënjim të madh me Luftëtarin. Një shembull tjetër është Luftëtari me ekip baby që tregon se ka shpirt gare. Kjo nuk është për ta ulur Gjirokastrën por për ta komplimentuar. Kjo është një kritikë e madhe për të gjithë skuadrat që pa gjak nuk fiton. Kukësi, Tirana, Partizani nuk kanë asnjë gram më shumë sesa Bylis edhe Laçi. Teuta mori disa lojtarë por  nuk e kemi parë akoma si do jetë. Pse them Laçi e Bylis. Laçi është një gol pas Tiranës. Sormanit ti duket puna sesa ka ardhë. Partizanit po i shtohen problemet nga krahët. Kukësit i mungon shpirti i garës ekipin e ka por ska shpirt. Tirana duhet parë. Kishte mbrojtjen skandaloze por tani duket se është stabilizuar disi dhe duhet parë sepse la Kërçikun dhe nuk mori asnjë", tha Starova.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga