Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Sulejman STAROVA pozitiv me COVID-19, alarmohen të ftuarit e emisionit "Pressing"

Shkruar nga NEWSPORT
Sulejman STAROVA pozitiv me COVID-19, alarmohen të ftuarit e emisionit

Sulejman Starova ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Trajneri i njohur, analist në panelin e emisionit "Pressing" tha për Newsport.al që ditët e para ishin të vështira, ndërsa tani ndihej më mirë së bashku me bashkëshorten e tij. Virusi që ka prekur në masë gjithë botën është rrezik potencial për çdo njeri, por fatmirësisht "Bobi" ia ka hedhur lehtë.

Në fakt lajmi i infektimit me këtë virus të Starovës, ka alarmuar dhe të ftuarit e përhershëm në emisionin që drejtohet nga Gerti Çarçani. Por, rezulton se 64-vjeçari ka qenë në studio për herë të fundit para 9 ditësh, konkretisht në datën 8 tetor. Në puntatën e radhës të ftuar kanë qenë ish-drejtori sportiv i Tiranës, Arbi Laçi, gazetari Artan Hoxha, Florian Riza, Nevil Dede dhe Ermal Tahiri.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga