Roma arriti të fitonte 1-0 kundër Feyenoord, ndeshje e vlefshme për finalen e Conference League. Skuadra e drejtuar nga Jose Mourinho ia doli të merrte një triumf me shumë vlera në “Air Albania”. I pranishëm në pankinë ishte dhe lojtari i kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.
Edhe pse shtatlarti i mbrojtjes nuk arriti të kishte asnjë minutë në këmbë, ai nuk e fsheh lumturinë për suksesin e ekipit të tij. Në një postim të bërë në “Instagram”, Kumbulla shkruan: “Ne jemi kampionët”.

Poll