Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

SUKAJ dhe SALIHI larg Shqipërisë, dy dashuritë shkodrane të Superiores

Shkruar nga NEWSPORT
SUKAJ dhe SALIHI larg Shqipërisë, dy dashuritë shkodrane të

Të dy bomber, të dy shkodranë dhe të dy të pazëvendësueshëm. Xhevahir Sukaj dhe Hamdi Salihi janë dy sulmuesit që po i mungojnë dukshëm Superiores së këtij sezoni. I pari zgjodhi ta niste edicionin me Laçin, por papritur u zhduk larg vendit sa hap e mbyll sytë. Momentalisht ndodhet pa ekip dhe janari mund të ketë rezervuar surpriza për të.

Nga ana tjetër, Hamdi Salihi vijon të shkëlqejë në Austri, por asnjëherë s'e humb vëmendjen nga elita. Gjithmonë kthehet të flasë, të analizojë dhe pse jo të kujtojë me nostalgji vitet e bukura të kaluara në Shqipëri. Mosha për të dy është thjesht numër, me topin dhe sidomos golin ata janë në një marrëdhënie të përjetshme.

Superiorja vuan për sulmues, Sukaj dhe Salihi janë të dashuruar në distancë me elitën. Një ditë mund të rikthehen. Eksperienca dhe cilësitë me topin mjaftojnë, mosha superohet lehtë në Superiore. Le të presim...

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga