
Elseid Hysaj nuk do jetë më pjesë e Napolit në fundin e këtij sezoni. Mediet në Itali theksojnë se agjenti i tij, Mario Giuffredi është në bisedime me disa skuadra, mes të cilave edhe gjigantët e PSG-së. Shkodrani do qëndrojë në Serie A edhe katër muaj, teka do ndërrojë shtet me shumë mundësi.
Hysaj nuk pranoi të rinovonte me Napolin pas pesë vitesh, dukshëm nga kushtet jo të përmirësuara financiare. Tanimë pas mbrojtësit të djathtë janë disa skuadra në Europë, me agjentin e tij që veç PSG po punon edhe me Marseille e Benfica.
Poll