Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Tenori shqiptar që ka prekur skenat botërore, Ramë Lahaj do të çelë sfidën me Serbinë për të ngritur peshë zemrat shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
Tenori shqiptar që ka prekur skenat botërore, Ramë Lahaj do
Tenori Ramë Lahaj - Air Albania Stadium

Stadiumi kombëtar 22 mijë vendësh do të kumbojë mbrëmjen e së shtunës edhe për ato miliona zemra shqiptare anë e mbanë botës të cilat do ta ndjekin ndeshjen e Kombëtares me Serbinë nga ekrani. Më 7 Qershor, Ramë Lahaj do të këndojë me krenari për mijëra zemra kuqezi.

Newsbomb.al mëson ekskluzivisht se tenori shqiptar që ka prekur skena dhe teatrot më të rëndësishme të botës, do të çelë ceremoninë zyrtare në prag të sfidës së kuqezinjve.

Ramë Lahaj ka interpretuar për publik të ndryshëm, nga Europa në Australi, por performanca e tij mbrëmjen e së shtunës përpara mijëra zemrave kuqezi që do ta ndjekin live dhe milionave të tjera që do të jenë "gozhduara" përpara ekranit për një nga ndeshjet me të rëndësishme të Kombëtares, do të jetë vërtet emocionuese.

Federata Shqiptare e Futbollit ka vendosur që t'i besojë tenorit shqiptar dhe një ndër zërave më brilant që kanë interpretuar këngën aq të dashur shqiptare "Rrjedh në këngë e ligjërime" në ceremoninë hapëse të ndeshjes me Serbinë, duke vlerësuar interesin e lartë të shqiptarëve për këtë sfidë dhe për ta ngritur organizimin e ndjenjën e fortë kombëtare në nivelet më të larta.

Ndaj, për ata 22 mijë shqiptarë që kanë siguruar një biletë fati dhe do të jenë në stadium, magjia e zërit të Ramë Lahaj do të kumbojë si një mesazh shprese për fitoren e ekipit kombëtar në fushën e blertë, ndërsa ata miliona kuqezinj që do e përcjellin nga ekrani, vargjet e bukura dhe tingujt e këngës shqiptare do mbushin çdo cep të shtëpisë.

Kombëtarja shqiptare do të presë më 7 Qershor ora 20:45 në “Arenën Kombëtare” Serbinë, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës. Kuqezinjtë e Sylvinhos vijnë besimplotë për fitore për këtë ndeshje të rëndësishme.

Aktualisht Shqipëria gjendet në vendin e dytë të klasifikimit me 3 pikë, ku ka humbur një ndeshje dhe ka fituar të fundit ndaj Andorrës. Ndërsa, Serbia në vendin e parafundit sepse nuk ka luajtur asnjë ndeshje kualifikuese.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga