Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

“Të gjithë shpresojmë të realizojmë ëndrrën”, Nevil Dede: Jemi të gjithë me mendje dhe me zemër atje

Shkruar nga NEWSPORT
“Të gjithë shpresojmë të realizojmë
Nevil Dede

Kombëtarja shqiptare nis sonte rrugëtimin për kualifikueset e Kupës së Botës ndaj Anglisë në “Wembley”. Në prag të kësaj sfide, Nevil Dede analizoi kuqezinjtë në një intervistë për “News 24”.

“Të gjithë shpresojmë të arrijmë të realizojmë ëndrrën. Jemi të gjithë me mendje dhe zemër atje. Ne mund ta rrotullojmë dhe ta bëjmë si të duam.

Ëndërr është deri në këto momente se derisa nuk kemi marrë pjesë më parë, do të thotë që duam të realizojmë një ëndërr. Do të thotë që duam, sot është fillimi, një aventurë e re, sidomos për fillimin e Kombëtares se të gjithë jemi me mendje e zemër atje. Duam të shohim një paraqitje të mirë, të krenohemi mbi të gjitha.

Me Play off është e vështirë. Ne duhet të marrim pikët e duhura dhe të renditemi të parët, pasi vetëm kështu shkojmë në Botëror. Kemi një mal të madh përpara. Duhet të pretendojmë që të mundim një nga këta pretendentë”, u shpreh Dede.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga