Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

Shpëtim Duro i frikësuar, shkak bëhet Sylvinho

Shkruar nga NEWSPORT
Shpëtim Duro i frikësuar, shkak bëhet Sylvinho
Fotomontazh/ Shpëtim Duro & Sylvinho

I ftuar në emisionin “Rubrika Sportive” në RTSH, trajneri i Besës së Kavajës, Shpëtim Duro ka analizuar sfidën Shqipëri – Angli. Duro ka theksuar një nga “frikërat” që kishte për këtë duel.

Sipas trajnerit të Kategorisë së Parë, zgjedhjet e Sylvinhos për të mos futur në lojë futbollistë të gjatë, përveç Gjimshitit, e ka trembur disi.

“Unë po e ndiqja ndeshjen dhe gjithmonë frikën e kisha te standardet. Ka qenë nga ndeshjet e pakta të skuadrës sonë, që s’kemi pasur shtatlartësi. Në përjashtim të Gjimshitit, si gjatësi dhe lartësi ishte vetëm ai”, u shpreh Duro.

Poll

Lexo gjithashtu