
Shqipëria ka për t’u përballur me Serbinë e kush më mirë se vetë një nga protagonistët e asaj mbrëmjes në Beograd mund të komentojë ndjeisnë e të luajturit kundër serbëve. Orges Shehi ka qenë një nga të grumbulluarit e takimit të para 10 viteve.
Trajneri aktual i Ballkanit në një rrëfim për Top Channel ka folur për emocionet pasi pa shortin e Kombëtares. Kujtojmë që gardiani ka qenë i ftuar nga tekniku italian De Biasi dhe ishte një garanci për vendin e tretë të portierëve në ekipin Kombëtar.
“Ishim kurioz këtu në Suharekë për të parë shortin. Mbizotëroi shprehja Prapë Serbia!
Jemi një komb dhe ndjenjen emocionale që ata e përjetojnë e përjetojmë edhe ne. Është një ndeshje krenarie dhe shpresoj që skuadra jonë t’ia dali.
Kanë kaluar 10 vite dhe njerëzit duhet të emancipohen dhe të kuptojnë ku e kanë limitin e tyre.
Duhet kuptuar që jemi një komb.
Nëse ata nuk arrijnë të emancipohen edhe pse kanë kaluar 10 vite dhe të kuptojnë se deri ku e kanë limitin, atëherë do të jetë problem i madh për ta, por kam besim që nuk do të ndodh më ajo që ndodhi atëherë.”, u shpreh Shehi.
